Sport

Arsenali nuk dorëzohet për turkun e Romës, Under

Descriptive Text

Cengiz Underi mbetet synimi kryesor i trajnerit të Arsenalit, Unay Emery.

Drejtuesit e klubit londinez, pritet të bëjnë një ofertë të re për yllin turk, që ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A. Sipas mediave në Ishull, ofertën e parë prej 55 milionë eurosh nga Arsenali, nuk e kanë pranuar drejtuesit e klubit romak.

Por , “Topçinjtë” pritet ta përmirësojnë ofertën e dytë për t’i bindur drejtuesit e Romës ta shesin lojtarin. Oferta e re nga Arsenali pritet të jetë rreth 70 milionë euro.

Përveç Arsenalit, interesim për Under, ka shprehur edhe Manchester City dhe Tottenhami.