Sport

Prishtina përforcohet me alo-qendrën Bashir

Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar Muhamad Ahmed Bashirin nga St.John’s University në Amerikë.

Në njoftimin e Prishtinës thuhet se Bashir është i gjatë 2.01 centimetra dhe se ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar të këtij universiteti.

Sipas Prishtinës, basketbollisti në Amerikë kishte një mesatare prej 11.7 pikëve, 4.5 kërcimeve, 1.21 asistimeve.

“Shquhet për lojën e tij në mbrojtje dhe ngulitjet atraktive”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.