Sport

Lucas Paqueta zyrtarisht lojtar i Milanit

Lucas Paqueta është zyrtarisht lojtar i Milanit, pasi klubi ka dorëzuar kontratën e tij në Lega Serie A.

Lëvizja e brazilianit nga Flamengo tashmë ishte e njohur, pasi ishte arritur marrëveshja 35 milionë euroshe në tetor.

Sot, klubi nga Milano ka dorëzuar në federatë kontratën e tij dhe tani lojtari është në dispozicion që të paraqitet për klubin.

Ai mund të debutojë në Superkupën italiane ndaj Juventusit që do të mbahet në Arabinë Saudite më 16 janar.