Sport

Shabani konsiderohet Mulleri i ri

Descriptive Text

Faqja Bavarian Football Works që bën analiza dhe shkruan bloge i ka kushtuar një artikull të gjatë talentit shqiptar Meritan Shabani si një lojtar me të ardhme të ndritur e premtues për të qenë një yll i Bayern Munichut.

Ai është krahasuar me Thomas Mullerin, qe një kohë të gjatë është një nga yjet kryesor të skuadrës bavareze, derisa Shabani tani është “prezantuar” me skuadrën e parë, transmeton Koha.net.

“Meritan Shabani është definicioni i talentit lokal. I lindur në Munich, mesfushori kosovaro-gjerman u bashkua me grupmoshat e reja të Bayernit më 2006 në moshën shtatë vjeçare. Futbollisti i jashtëzakonshëm ndihet më rehat në qendër të mesfushës, në një rol tipik më të avancuar, por aftësitë dhe zhvillimi i tij e kanë parë atë duke luajtur në role më të thella. Ai është në gjendje të luajë në të dy krahët, por ashtu si Thomas Mulleri, ai është më efektiv kur operon nga qendra”, shkruan kjo faqe.

Mesfushori i talentuar ishte promovuar me U19 në moshën 16 vjeçare, ku edhe u përshpejtua zhvillimi i tij. Që më pas e panë 19 vjeçarin të bashkohet me ekipin e dytë të Bayernit e këtë sezon pati minutazhë edhe me ekipin e parë në parasezonale e së fundmi edhe ndeshje të Kupës dhe në Bundesligë, transmeton Koha.net.

Dhe vetëm pas paraqitjeve të fantastike me U19 ai mori vëmendjen e udhëheqësve të klubit, përfshirë këtu Jupp Heynckes që i dha debutimin ndaj Frankfurtit.

Image

E sipas kësaj faqe ai mund të thirret edhe nga kombëtarja e Gjermanisë që favorizohet më shumë se Kosova për shërbimet e tij.

“Performancat e tij të fuqishme me ekipin e dytë të Bayernit dhe roli i tij në ekipin e tij mori vëmendjen e Federatës së Gjermanisë që rezultoi me ftesë për Shabanin nga Gjermania U20. Me nënshtetësi të dyfishtë ai mund të zgjedhë të luajë edhe për Kosovën, por Gjermania është në pozicion favorizues nëse ai vazhdon të ketë këtë ngritje në karrierën e tij”, shkruan Bavarian Football Works.

Megjithatë, sipas kësaj faqe Shabani do ta ketë mjaft të vështirë të jetë titullar te Bayerni dhe gjasat janë të mëdha që ai të huazohet te një klub i Bundesligës, ose te Ligue 1 në mënyrë që të ketë më tepër minuta në nivel të lartë. Derisa shkruan se Shabani ka një potencial të jashtëzakonshëm që të kontribuojë për gjigantin bavarez.