Sport

Roma mposht Parman

Descriptive Text

Roma ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Parma, duke e mposhtur me rezultat prej 0-2.

Ishte Cristante që shënoi golin e parë në minutën e 58 pas asistimit nga turku Cengiz Under, transmeton Koha.net.

Ishte pikërisht Underi që e dyfishoi epërsinë në minutën e 75.

Në vendin e pestë Roma ka tani 30 pikë, e Parma me 25 pikë mban vendin e 12 në ligë.