Sport

Rangersi fiton derbin skocez ndaj Celticut

Rangersi me rezultat 1 me 0 ka mposhtur rivalin e përbetuar Celticun për të nxehur edhe më shumë garën për titullin e Skocisë.

Jack Rayan ishte golashënuesi i vetëm në derbin “Old Firm” që vazhdon të jetë rivalitet i madh mes dy klubeve në Premiershipin skocez.

Celticu vazhdon të jetë në pozitën e parë me 42 pikë aq sa ka edhe Rangersi në pozitën e dytë, por kampionia aktual ka një ndeshje më pak të zhvilluar.