Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berishën e kërkojnë tri përfaqësuese

Janë tri përfaqësuese që po interesohen për sulmuesin 18-vjeçar Mërgim Berisha. Berisha ka lindur në Gjermani, ndërsa po luan për Red Bull Salzburgun në Austri.

Sipas gazetës "Salzburger Nachrichten" për Berishën po interesohen Përfaqësuesja e Austrisë, e Gjermanisë dhe e Kosovës. Drejtori sportiv i Federatës austriake, Willi Ruttensteiner, ka konfirmuar interesimin për Berishën, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ai është lojtar fantastik, ne tashmë kemi shikuar për kontakt me të. Nëse ai vendos për Austrinë, do të jemi shumë përkrahës ndaj tij. Ne natyrisht nuk duam t'i bëjmë presion atij", ka thënë zyrtari austriak.

Berisha nuk ka luajtur për ndonjë përfaqësuese deri më tash. Kjo i ofron mundësinë që të vendosë për të ardhmen në nivel përfaqësuesesh. Në nivel të klubeve po ecën me hapa të sigurt.