Sport

Krasniqi synon fitoren dhe mundësinë për titull të botës

Haxhi Krasniqi ka një plan për meçin e së shtunës mbrëma, për të cilin shpreson shumë se është i duhuri. Ai nuk jep shumë detaje, por premton se mënyra e tij e boksimit do të dallojë nga e kaluara.

"Plani është të fitojë. Të tjerat ia lë ringut", ka thënë Krasniqi për gazetën Koha Ditore. Boksieri aktualisht më i mirë shqiptar, të shtunën mbrëma (sonte rreth orës 22:30), në Erfurt të Gjermanisë do të përballet me ish-kampionin e botës, Arthur Abraham.

Meçi është eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Fituesi i meçit më pas pritet të luftojë për titull.

Krasniqi është në kërkim të fitores së 47-të në karrierë që do të jetë bindshëm më e madhja. Aktualisht ka bilanc prej 46 fitoreve e katër humbjeve. 17 fitore i ka me nokaut. Krasniqi dy herë ka pësuar në fillim të karrierës dhe dy herë tjera në luftërat për titull të botës që i zhvilloi në kategorinë gjysmë të rëndë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.