Sport

Sarri kërkon që të zgjidhet e ardhmja e Hazardit

Descriptive Text

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka kërkuar që klubi ta zgjidh të ardhmen e yllit kryesor të skuadrës, Eden Hazard.

Anësori belg vazhdon të lidhet me një transferim në Santiago Bernabeu, megjithatë ende nuk është marrë ndonjë vendim zyrtar nga ana e tij apo e klubit anglez, transmeton Koha.net.

E kur është pyetur për të ardhmen e Hazardit, Sarri është përgjigjur se, “është koha të vendoset”.