Sport

Xhaka mendon se Arsenalit i mungoi fati kundër Brightonit

Mesfushori Granit Xhaka ka thënë se Arsenali ka merituar fitoren kundër Brightonit, të mërkurën mbrëma, por i mungoi fati. Arsenali barazoi 1:1.

“Synimi ishte t'i fitonim pikët e plota dhe ne dhamë maksimumin, por ndoshta me pak fat ne kemi mundur t'i fitojmë pikët e plota. Kur ishim duke udhëhequr 1:0, ne patëm edhe dy apo tri raste të mira, por pritjet nga portieri ishin të shkëlqyera”, ka thënë Xhaka.

“Në pjesën e dytë ishte e vështirë, Brightoni luajti shumë mirë në mbrojtje, qëndroi kompakt dhe luajti vetëm me kundërsulme. Kemi pasur raste edhe në pjesën e dytë, por jo sa në pjesën e parë. Duhet të pajtohemi, ky është futbolli dhe ne duhet të përmirësojmë shumë gjëra për të ardhmen”, ka thënë Xhaka.

Arsenali zë vendin e pestë më 38 pikë.