Sport

Reagimet e trajnerëve, rastet e golat në ndeshjen Feronikeli - Hajvalia

Ashtu edhe siç pritej, Feronikeli ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Hajvalisë me rezultat të thellë 6:0.

Mbizotërimi nisi shumë herët, kur vendësit shënuan golin e parë në minutën e nëntë, kur Bujar Shabani shënoi me kokë për 1:0, raporton KTV.

Nikoqirët realizuan edhe golin e dytë, sërish me mesfushorin Shabani që përfitoi në zonë pas një tollovie për 2:0. Nuk vonoj shumë dhe Feronikeli shënoi edhe golin e tretë.

Kësaj radhe Labinot Osmani shënoi një gol të bukur për 3:0, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me Feronikelin, që nuk ndalej para një Hajvalie të dorëzuar.

Bujar Shabani e shfrytëzoi këtë për të realizuar hetrikun e parë në karrierë, me golin për 4:0, pas 76 minutave lojë.

Nikli shënoi edhe golin e pestë me anë të Mentor Zhdrellës për 5:0, dhjetë minuta para fundit.

Dhe golin e fundosjes për Hajvalinë, e shënoi Yll Hoxha për 6:0 me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Feronikeli në xhiron e radhës ëhstë mysafir i Gjilanit, derisa hajmalia e fundit e pret lideren e ligës Trepçën ’89.