Sport

Arsenali ndan pikët me Brightonin

Foto: Reuters

Arsenali nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Brightoni.

“Topçinjtë”, përkundër që kaluan të parët në epërsi, ndanë pikët me Brightonin duke barazuar me rezultat 1 me 1, transmeton Koha.net.

Aubameyang, që po kalon në një formë të jashtëzakonshme, kaloi Arsenalin në epërsi në mintuën e shtatë pas asistimit nga Lacazette.

Por, vendasit arritën të shënojnë golin e barazimit në minutën e 35 përmes Locadias.

Në vendin e katërt Arsenali ka 38 pikë, kurse Brightoni në vendin e 13 ka 22 pikë.