Sport

Roma me fitore bindëse ndaj Sassuolos

Roma ka shënuar fitore prej 3 me 1 në shtëpi ndaj Sassuolos.

Vendasit e dominuan takimin, dhe e nisën furishëm këtë përballje duke kalur në epërsi në minutën e tetë përmes Perottit që shënoi nga penaltia.

E epërsinë e dyfishoi Schiku në minutën e 23 pas asistimit nga Cristante, transmeton Koha.net.

Golin e fundit e shënoi Zaniolo në minutën e 59 pas asistimit nga turku Under.

E golin e vetëm për mysafirët e shënoi Babacar në minutën e 90.

Në vendin e shtatë tani Roma ka 27 pikë, ndërsa me 25 pikë Sassuolo mban vendin e 11 në tabelën e klasifikimit në Serie A.