Unai Emery pritet të largohet nga kampioni francez, Paris Saint-Germain, për të vazhduar aventurën e tij si trajner në kampionatin italian.
Sipas mediave italiane, Emery pritet të marrë drejtimin e Romës, për të zëvendësuar Luciano Spalletin, nga sezonin i ardhshëm, transmeton KTV.
Drejtuesit e klubit të Romës thuhet se kanë përgatitur ofertë trivjeçare për spanjollin i cili aktualisht është trajner i Paris Saint-Germain.
Përveç Emereyt edhe ish-trajneri i Francës, Lauernt Blanc, është në opsion për të marrë drejtimin e klubit të Romës.