Sport

Blatter: Ende pëlqehem nga publiku

Ish presidenti i dënuar i FIFA-s, Sepp Blatter, ka thënë të premten se ndihet se ende pëlqehet nga publiku dhe nuk ndihet i përjashtuar nga ta.

Blatter ka thënë poashtu se nuk është kontaktuar nga prokurorët zviceran për keqmenaxhim kriminal, edhe pse ai ka bashkëpunuar si dëshmitar në disa raste tjera, transmeton KTV.

Zvicerani që ka qenë president i FIFA-s prej vitit 1998 deri në vitin 2015-të, u dënua me gjashtë vite për sjellje jo etike, por që prej vitit 2015-të, ai i ka mohuar këto akuza vazhdimisht.

Hetimet filluan pasi disa zyrtarë të lartë të futbollit, veçanërisht nga Amerika Latine, u përfshinë në disa akuza për korrupsion, duke e shkaktuar periudhën më të errët në 113-të vite histori të FIFA-s.

Shumë prej këtyre zyrtarëve u dënuan me mospjesëmarrje më në futboll, disa prej tyre edhe me burg, ndërsa për 81-vjeçarin Blatter ende është e hapur procedura kriminale për keqmenaxhim kriminal.