Sport

Napoli nuk do t’ia renovojë kontratën Hysajt

Napoli dhe Hysaj përfundimisht distancohen dhe “divorci” është i pashmangshëm.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, shkruan se mes Napolit dhe mbrojtësit shkodran është ndërprerë diskutimi për rinovimin e kontratës.

“Elseid Hysaj ka një akord deri në fund të vitit 2021, por rinovimi i tij për momentin duket shumë kompleks, pasi bisedimet janë ndërprerë”, ka shkruar media prestigjioze italiane, transmeton KP.

Interesimi i trajnerit të Chelseas, Mauricio Sarri, për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, ndërkohë që ka një pakt mes tij dhe presidentit të Napolit për të mos marrë më asnjë lojtar.