Sport

Pavardi mohon të ketë nënshkruar me Bayernin

Descriptive Text

Mbrojtësi francez pëlqehet shumë nga kampionët e Bundesligës.

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror me ekipin kombëtar të Francës, Benjamin Pavard është kthyer në një nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.

Për të kanë shkrehur interesim shumë ekipe elitare, ku bie në sy edhe Bayern Munich.

Thuhej se bavarezët kishin arritur marrëveshje më mbrojtësin e Stuttgartit, por për këtë pjesë ka folur vetë Pavardi, ku ka thënë: “Nuk kam nënshkruar asgjë me Bayernin. Interesimi i skuadrave më bën shumë të lumtur, por për momentin jam i fokusuar te Stuttgarti dhe nuk mendoj për verën e ardhshme”.

Pavard ishte ndër protagonistët kryesorë të Francës e cila këtë verë u shpall kampione e botës.