Sport

Toronto mposht “Kalorësit” e Clevelandit

Kawhy Leonard e barazoi rekordin më të mirë personal këtë sezon me 37 pikë dhe ishte i saktë 12 herë nga 16 tentime, derisa Toronto Raptors i mposhti vizitorët e Cleveland Cavaliers.

OG Anunoby me 21 pikë e barazoi rekordin personal në karrierë, po ashtu shtoi edhe tetë kërcime për të dhënë ndihmë të madhe në fitoren e Raptors.

Clevelandit, nga ana tjetër, nuk i ndihmuan as 20 pikët e Jordan Clarksonit.