Sport

Viti perfekt i Zenelit dhe i Kosovës

Descriptive Text

Duke parafrazuar këngëtarin e njohur amerikan Drake, Arbër Zeneli me krenari vë në fokus arritjet e Përfaqësueses së Kosovës. "Gjithçka filloi nga fundi". Dhe tani, Kosova po e feston këtë vit të rëndësishëm si e pamposhtur.

Janë bërë më pak se tre vjet prejse shteti ballkanik u bë anëtari i 210-të i FIFA-s dhe ekipi është në një trajektore të ngritjes, sidomos pas triumfit që e arriti në grupin e tij të Ligës D në Ligën e Kombeve, transmeton Koha Ditore.

"Ka qenë një vit fantastik për ne si shtet i ri. Kurrë nuk kemi menduar se do të regjistrojmë një vit pa humbje, duke pasur parasysh ndeshjet dhe kundërshtarët ndaj të cilëve kemi luajtur", thotë Zeneli, i cili bën karrierë me ekipin nga Holanda, Heerenveen.

"Liga e Kombeve ka qenë kulmi i gjithë kësaj. Ne kemi dashur ta fitojmë grupin dhe ndeshja e fundit ishte një rezultat fantastik për ne si shtet".

"Hat-tricku" që e shënoi në Prishtinë përpara tifozëve vendas, dëshmoi kontributin e madh të 23-vjeçarit në fitoren 4:0 ndaj Azerbajxhanit. Gjithashtu, tregoi se edhe për çfarë arsye sulmuesi i krahut është njëri prej lojtarëve më të mirë këtë edicion në Eredivisie të Holandës.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).