Sport

Tottenhami ia vazhdon kontratën Vertonghenit

Tottenham Hotspur ka aktivizuar opsionin për zgjatje të kontratës edhe për një vit për mbrojtësin Jan Vertonghen.

Belgu që po rikuperohet nga një lëndim, është shprehur i gatshëm që kontrata e tij të vazhdohet përtej vitit 2020.

“Kam edhe një vjet e gjysmë pastaj e shohim. Mënyra se si po ndihem më bën të kuptoj se kam edhe katër apo pesë vjet të mira në karrierë”, ka thënë Vertonghen në një intervistë për London Evening Standard.

Që prej transferimit të tij nga Ajaxi në vitin 2012, mbrojtësi belg ka realizuar 264 paraqitje.