Sport

Klubi i karatesë me 304 medalje të fituara sivjet

Raif Musa dikur karateist e sot trajner i klubit të karatesë “Kastrioti” nga Ferizaj në emisionin “Sot” në KTV ka folur për sukseset e klubit që sivjet ka siguruar 304 medalje në të gjitha garat.

Musa ka thënë se femrat po dominojnë në karate derisa ka bërë thirrje që prindërit t’i regjistrojnë fëmijët në këtë sport.