“Kalorësit” bëjnë rikthimin më të madh në histori të NBA-së

“Kalorësit” bëjnë rikthimin më të madh në histori të NBA-së

21 prill 2017 11:10

LeBron James ishte “arkitekt” i një prej rikthimeve më të mëdha të rezultatit në histori të NBA-së kur Cleveland Cavaliers riktheu disavantazhin prej 25 pikëve në pjesën e parë, për ta mposhtur Indiana Pacers me rezultat 119-114 në ndeshjen e tretë të serisë së plejofit.

James realizoi “triple-double” me 41 pikë, 13 kërcime e 12 asistime për t’i ndihmuar kampionit të NBA-së që të shtonte epërsinë në 3 me 0 në raundin e shtatë ndeshjeve. Ky ishte “triple-double” i 17 në karrierën e tij, raporton Reuters.

“Nuk e dita që ishte njëri prej rikthimeve më të mëdha”, ka thënë James pas ndeshjes, transmeton Koha.net.

“Tentova që t’i ndihmoj ekipit për të fituar. Tentova që t’i fuqizojë, t’i bëj më të mirë, që të besojmë se ne mund të jemi të mirë çdo mbrëmje”, ka thënë veç të tjerash ai.

Në fund të pjesës së parë rezultati ishte 74-49 për Indianan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme