Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ferronikeli, llogarit të fitojë tri pikë të reja të premten (sot), kur përballet me Hajvalinë.
Ndeshja luhet në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas nga ora 15:00 dhe e hap xhiron e 27-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Hajvalia shumë më herët është pajtuar të largohet nga elita. Është e fundit në klasifikim me vetëm shtatë pikë të mbledhura në 26 ndeshje. Por javën e kaluar Hajvalia i shkaktoi telashe Prishtinës, e cila fitoi vetëm 1:0 në Kishnicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajvalia goditi traversën në çastet e fundit të ndeshjes. Ferronikeli është në garë për titull dhe tri pikët eventuale nga kjo sfidë llogariten shumë të vlefshme. Skuadra nga Drenasi mban vendin e dytë me 55 pikë, shtatë më pak se Trepça '89 që prinë.
Të shtunën luhet ndeshja ndërmjet Prishtinës e Gjilanit, në Obiliq. Ndeshjet tjera të javës së 27-të luhen të dielën: Llapi - Besa, Liria - Ferizaj, Drenica - Drita, Trepça '89 - Trepca.