Sport

Besa ndjek trofeun që s'i sjell as para e as dalje në Evropë

Triumfin në Kupën e Kosovës në futboll, skuadra e Besës nga Peja e sheh si shpëtim të këtij edicioni që e nisi me synime të mëdha. Por Besën e Pejës suksesi eventual në këtë garë nuk do ta dërgojë askund dhe nuk do t'i sjellë ndonjë përfitim financiar, përveç atij që jep sponsori i Kupës së Kosovës.

Besa edhe nëse e fiton këtë trofe nuk do të mundë të paraqitet në eliminatore të Ligës së Evropës për edicionin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, për shkak se klubi është tërhequr nga procesi i licencimit për gara evropiane në UEFA. Mosparaqitja në eliminatoret e Ligës së Evropës do të thotë se Besa nuk do të mundë të shijojë as shpërblimin apo mbështetjen që e jep UEFA për ekipin që merr pjesë në garat që mbahen nën ombrellën e saj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.