Lëndimi i gazetarit Jon Ajeti në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Llapit dhe Drenicës, të mërkurën në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë, ka nxitur Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) të dalë me një komunikatë për t'ua kujtuar klubeve se u ka dhënë para të mëdha për përmirësimin e kushteve për media, shkruan sot Koha Ditore.
FFK-ja para fillimit të këtij edicioni, në total për te gjitha klubet e Kosovës ndau 650 mijë euro. Nga 30 mijë euro i ka ndarë për secilin klub të Superligës, vetëm që mediumet t'i përcjellin ndeshjet e Superligës në kushte normale. Por shumica e këtyre mjeteve nuk kanë shkuar për qëllimin që u dhanë. Disa klube i kanë përdorur për qëllime të tjera e disa kanë investuar fare pak për hapësirën e mediave nëpër stadiume.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komunikatën e FFK-së thuhet se mjetet financiare ishin të dedikuara për t'u siguruar mediumeve vende adekuate, të përshtatshme që pa pengesa të kryejnë misionin e tyre. Por kështu nuk ishte të mërkurën në stadiumin e Llapit e as nuk është në shumicën e stadiumeve të tjera të Superligës. Gazetari Ajeti u lëndua pas ndeshjes, gjatë qëndrimit në fushë, por mediat këtë ndeshje e përcollën në një hapësirë të vogël dhe të papërshtatshme.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë se Federata nuk e ka pasur për obligim t'ua ndajë një buxhet të tillë, meqë siç thotë, është punë ekskluzivisht e vet klubeve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.