Sport

Interi mposht Udinesen

Pas dy ndeshjeve pa fitore në Serie A skuadra e Interit ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Udineses.

Interi e dominoi takimin, megjithatë arriti të shënojë fitore me rezultat minimal, transmeton Koha.net.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi argjentinas Mauro Icardi në minutën e 75 nga penaltia.

Në vendin e tretë Interi tani ka 32 pikë, kurse Udinese në vendin e 17 ka 13 pikë.