Sport

Zurichu e mbyll me barazim fazën e grupeve, Kololli me asistim

Zurichu ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Ludogoretsi në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndeshja përfundoi me rezultat prej 1 me 1, transmeton Koha.net.

Odey kaloi ekipin nga Zvicra në epërsi në minutën e 21 pas asistimit nga Benjamin Kololli.

Kurse shifrat i barazoi Swierczoku në minutën e 45+1.

Zurichu vazhdon tutje garën në Ligën e Evropës, pasi e mbyll këtë fazë ne vendin e dytë në Grupin A me 10 pikë. Kurse Leverkuseni në vendin e parë ka 13 pikë. AEK-u në vendin e pestë ka 5 pikë, kurse Ludogoretsi në vendin e fundit ka katër pikë.