Sport

Carvajali i del në mbrojtje Iscos së kritikuar

Dani Carvajal i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të tij, Isco, i cili u fishkëllye nga tifozët e Real Madridit në humbjen 3 me 0 nga CSKA Moska në Ligën e Kampionëve.

Isco nuk ka zhvilluar shumë ndeshje që prej emërimit të Santiago Solarit dhe ka nxitur raportimet se 26-vjeçari mund të largohet nga Bernabeu.

Mbrojtësi Marcelo ka pohuar pas ndeshjes se Isco ka refuzuar të marrë shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër ekipit rus. Carvajal i ka dalë në mbrojtje duke insistuar se Isco nuk do të fshihet gjatë kësaj ndeshje.

“Nuk e di nëse Isco është vërshëllyer nga fansat. E di se është i guximshëm dhe nuk do të lejojë që fishkëllimat ta shpërqendrojnë dhe nuk do të fshihet nëse kjo ndodhë”, ka thënë Carvajal për Movistar+.

“Ai gjithmonë e kërkon topin, dëshiron të ndryshojë ndeshjen dhe të lë shenjat në lojë. Kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.