Sport

Celta Vigo gjysmëfinalisti i parë në Ligën e Evropës

Descriptive Text

Celta Vigo ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke e eliminuar Genkun.

Rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet ishte 3 me 4 në të mirë të spanjollëve, ndërsa rezultati i sotëm nga ndeshja në Belgjikë ishte 1 me 1, raporton Koha.net.

Sisto shënoi në radhët e Celta Vigos, kurse për vendasit shënoi Trossard, por kjo ishte e tëra që arritën të bëjnë belgët.