Sport

Guardiola mohon interesimin për Saul Niguezin

Manchester City nuk po përgatitet të thyejë rekordin personal për transferime me një ofertë për mesfushorin e Athletico Madridit, Saul Niguez, ka thënë menaxheri Pep Guardiola.

Raportet në Spanjë sugjeruan se City ishte i gatshëm për të përmbushur klauzolën e lirimit të Saul Niguezit për 150 milionë euro, pasi klubi anglez është në kërkim të një pasardhësi afatgjatë të Fernandinhos.

Në një konferencë për media Guardiola foli për admirimin e tij për mesfushorin e Atleticos përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Hoffenheimit, por këmbënguli se e ardhmja afatgjate e 24-vjeçarit është në Wanda Metropolitano, transmeton kp. 

"Manchester City ka interes në 125 lojtarë në ditën e fundit, kështu që ky është edhe një tjetër," tha ai. "Ndonjëherë kam lexuar Pep Guardiola është i interesuar për këtë lojtar, por megjithatë unë nuk e njihja atë. Saul është një lojtar fantastik, por ne nuk jemi të interesuar për të. Ai është një lojtar i Atletico Madridit, i cili do të qëndrojë atje për një kohë të gjatë, pasi ai është një lojtar i jashtëzakonshëm".