Sport

Mullaomeroviqin e ka befasuar i ftohti në palestra

Descriptive Text

Fundi i vitit gjithmonë sjell telashet e njëjta për basketbollin e Kosovës dhe sportet e tjera që luhen në ambiente të mbyllura, për shkak të temperaturave të ulëta që mbretërojnë në palestrat pa ngrohje.

Për sportistët vendorë kjo është diçka që përballen tash e dy dekada, por për trajnerin e Z Mobile Prishtinës, që ishte edhe lojtar i Real Madridit ndër të tjera, është situatë plotësisht e re dhe e pakuptueshme për të.

Trajneri Damir Mullaomeroviq shkaku i të ftohtit dhe rrezikut për lëndime të lojtarëve, ka ulur intensitetin dhe numrin e stërvitjeve.

Klubi po mban vetëm nga një stërvitje në ditë. Me këtë dëshiron të mbajë lojtarët të shëndoshë para ndeshjes së parë të fazës së dytë të FIBA Europe Cup, ku Prishtina është kualifikuar për herë të parë. Ndeshjen e parë, Prishtina e luan të mërkurën në udhëtim kundër ekipit gjerman S. Oliver Wuerzburg./T.S.... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)