Thaçi uron Kelmendin, s’përmend suksesin e Gjakovës

Thaçi uron Kelmendin, s’përmend suksesin e Gjakovës

20 prill 2017 18:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendin për triumfin në Kampionatin Evropian të xhudos.

Kelmendi sot fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë për të fituar për herë të tretë Kampionatin Evropian. Sukses të madh tregoi edhe xhudistja tjetër Nora Gjakova që mori të bronztën në kategorinë deri 57 kilogramë, por kjo siç duket nuk mjaftoi që të përmendet nga Thaçi.

“Majlinda Kelmendi dhe xhudistet tona po vazhdojnë t'i sjellin Kosovës lajme të mira, gëzime të mëdha dhe momente krenarie. Me medaljen e sotme të artë, ajo shënoi hat-trick në Kampionatin Evropian të Xhudos”, ka shkruar ai në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme