Sport

Ronaldo fton Messin në Itali

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka ftuar t’i bashkohet në Serie A rivalin e tij Lionel Messi.

Dyshja dominoi në futboll në dekadën e fundit me Ronaldon që ishte te Reali e Messin që mbetet akoma te Barcelona.

Pasi kaloi sivjet te Juventusi, Ronaldo ka sugjeruar se edhe Messit ndoshta i duhet të ndërrojë ambient.

I pyetur nëse i mungon Messi dhe rivaliteti me të në Spanjë, Ronaldo është shprehur: Jo, ndoshta unë i mungoj atij!

“Kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, në kombëtare teksa ai akoma është në Spanjë. Ndoshta tash i duhet diçka më shumë. Për mua jeta është sfidë, më pëlqen dhe dua t’i bëj njerëzit e lumtur. Do të doja që ai të vinte një ditë në Itali. Sikur unë, të pranojë sfidën. Gjithsesi, nëse është i lumtur atje, e respektoj. Është lojtar fantastik dhe njeri shumë i mirë, por mua nuk më mungon asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur”, ka thënë Ronaldo për Gazzetta dello Sport.