Sport

De Jong: Ende s’kam vendosur, po shikoj ofertat

Frenkie de Jong insiston se ende nuk e di se ku do të luajë pas përfundimit të këtij sezoni, megjithatë konfirmon se Ajaxi i ka dhënë leje të flasë me klubet e tjera.

Mesfushori i Ajaxit cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj aktualisht në Evropë, dhe ka marrë vëmendjen e top klubeve, përfshirë këtu Barçën, PSG-në e Bayernin, transmeton Koha.net.

Mediat holandeze kanë raportuar se 21 vjeçari është pajtuar të transferohet te PSG-ja për 75 milionë euro.

“Ende s’kam marrë asnjë vendim dhe Ajaxi nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë klub. Ende nuk e di se çfarë do të bëj në fund të sezonit, a do të vazhdoj të qëndroj edhe për një sezon tjetër te Ajaxi, apo do të bashkohem me ndonjë klub tjetër, dhe nëse është ashtu cili do të jetë. Gjithçka është e mundshme dhe s’ka ende vendim përfundimtar”, thotë De Jong për Fox Sports.

Ai më tutje ka shtuar se ka disa klube që kanë shprehur interesim, e gjithashtu edhe Ajaxi është duke diskutuar me disa prej tyre.