Sport

Chelsea ia shkakton humbjen e parë Cityt

Descriptive Text

Derbi i javës së 16 në Premier Ligë ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt, i ka takuar atij të parit.

Skuadra e Maurizio Sarrit e njoftoi kampionin anglez me humbjen e parë këtë sezon në Premier Ligë duke e mposhtur me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Kante e Luiz shënuan dy golat për vendasit, me dy asistime nga Eden Hazardi.

Pas kësaj humbje Manchester City humb primatin në Premier Ligë, dhe në vendin e dytë tani ka 41 pikë. Kurse Chelsea në vendin e tretë ka 34 pikë.