Sport

Bashkimi premton angazhim, jo edhe fitore ndaj Prishtinës

Dy fitoret e fundit kampionale i japin shpresë trajnerit të Bashkimit, Krunoslav Krajnoviq, se ekipi i tij do të ketë paraqitje të mirë ndaj Z Mobile Prishtinës që nuk di për humbje këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampioni në fuqi, Bashkimi, e pret Prishtinën në Prizren, të enjten (sot) në kuadër të xhiros së 11-të, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ndeshje nis në orën 19:00 dhe trajneri Krajnoviq beson se Prishtina do ta ketë shumë më vështirë ta mposhtë këtë herë Bashkimin sesa në dy duelet e mëparshme: 111:63 në kuadër të xhiros së katërt dhe 88:50 dhe për Superkupën e Kosovës.

Bashkimi ka pasur start të dobët dhe pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara në kampionat, ka pesë fitore e pesë humbje....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)