Sport

KB Prishtina mban Kuvendin e radhës pa paralajmëruar

Descriptive Text

Brenda dy muajve, KB Prishtina ka mbajtur dy kuvende të punës të cilat ishin të mbyllura, duke mos njoftuar mediet e as opinionin.

E gjithë çfarë njofton faqja zyrtare e klubit është se është rritur numri i delegatëve të Kuvendit dhe anëtarët e bordit, por pa treguar se kush është zgjedhur.

Megjithatë, Kohavisioni ka kuptuar se të martën janë emëruar nënkryetarë të Bordit drejtues të Klubit, Lulizm Ibrahimi dhe Agon Gashi.

Sporti në KTV ka kontaktuar edhe me kryetarin e klubit kryeqytetas Blerand Stavileci, i cili ka thënë se në këtë kuvend është diskutuar vetëm një pikë ndryshimi statusor.

“Nuk besoj që ka klub më serioz dhe transparent në këtë drejtim, sesa Klubi i Basketbollit “Prishtina”. E kemi pasur vetëm një pikë te ndryshimet statusore”, u shpreh Stavileci.

As në këtë kuvend nuk është paraqitur raporti financiar i klubit dhe raporti i punës.

Ndryshe, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë bërë të ditur se në kuvendin e ardhshëm që pritet të mbahet do të paraqitet raporti financiar i cili pritet të jetë i hapur edhe për mediet.