Sport

Chelsea nis bisedimet për blerjen e Kovaçiqit

Descriptive Text

Matteo Kovaçiq mund të bëhet lojtar i Chelseat, kjo pasi klubi anglez ka nisur bisedimet me Real Madridin për transferimin e plotë të tij, raporton Evening Standard.

Mesfushori kroat gjatë verës ia kishte bërë të qartë klubit madrilen se dëshiron të largohet, dhe ishte huazuar për një vit te Chelsea, transmeton Koha.net.

Sipas raporteve Real Madridi nuk është i gatshëm që ta shesë për një çmim të lirë mesfushorin kroat të cilin e kishte blerë nga Interi më 2015 përreth 30 milionë euro.