Sport

Mourinho shpreson në ofertën nga Reali

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se Real Madridi mund t’i ofrojë mundësinë e largimit nga Old Traffordi.

E ardhmja e Mourinhos është në dyshim këtë sezon, pasi Unitedi ka realizuar vetëm gjashtë fitore në 14 ndeshjet e Premier Ligës dhe është 19 pikë larg liderit Manchester City.

Edhe Reali ka pasur probleme menaxheriale pasi ka shkarkuar Julen Lopeteguin që po zëvendësohet përkohësisht nga Santiago Solari.

Evening Standard ka raportuar se Mourinho beson që presidenti i Realit, Florentino Perez është i gatshëm ta kthejë portugezin në Bernabeu.

Mourinho nuk ka menduar planin e largimit nga Unitedi, por humbja e mundshme nga Arsenali sonte në Premier Ligë, do ta linte ekipin 11 pikë prapa nga pozita që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Portugezi drejtoi Realin për tre vjet, prej vitit 2010 deri më 2013.