Sport

Messi thotë se suksesi i skuadrës është më i rëndësishëm se ai individual

Lionel Messi është i vendosur që të arrijë më shumë me klubin e tij sesa të shikojë për çmime individuale.

Pasi doli vetëm i pesti në listën për Topin e Artë 2018, ylli i Barcelonës ka thënë se më e rëndësishme është skuadra në tërësi se ai vetë individualisht.

“Nuk më pëlqen humbja dhe çdo ndeshje duam ta fitojmë. Skuadra është mbi çdo individ. Sukseset më të mëdha janë të fituara me punë të madhe si grup, grup i mirë. Jemi të gjithë të rëndësishëm”, ka thënë ai për “Sport”.

31-vjeçari, i cili ka shënuar 15 gola në 16 paraqitje këtë sezon, ka thënë se dëshiron që të fitojë çdo trofe sivjet.

Të hënën, mesfushori i Realit, Luka Modriq, theu dominimin Messi-Cristiano Ronaldo duke fituar Topin e Artë pas 10 vjetëve të dominuara nga dyshja e famshme.