Sport

Modriqi thyen dominimin Ronaldo-Messi

Mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modriq, është shpallur fituesi i Topit të Artë për vitin 2018, duke thyer dominimin dhjetëvjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

33-vjeçari e mori këtë çmim falë suksesit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe arritjes së Kroacisë në finale të Kampionatit Botëror.

Çmimi, që ndahet nga gazetarët e “France Football”, ishte dominuar për dhjetë vjetët e fundit nga Ronaldo dhe Messi.

I fundit që e fitoi pos këtyre dy emrave ishte Kaka më 2007 kur luante për Milanin.