Sport

Barça mposht Villarrealin

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Villarrealit.

2 me 0 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Ishte mbrojtësi Gerard Pique ai që i dha epërsinë Barcelonës, duke shënuar në minutën e 36 pas asistimit nga Dembele.

E golin e dytë e shënoi Alena në minutën e 87 nga një asistim i Leo Messit.

Në krye të tabelës Barcelona ka 28 pikë, kurse në vendin e 17 Villarreali ka 14 pikë.