Sport

Atletico Madridi ndan pikët me Gironan

Atletico Madridi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Girona.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Stuanit, i cili në minutën e 45 u tregua i saktë nga penaltia, transmeton Koha.net.

Derisa një pikë për Atleticon e siguroi autogoli i shënuar nga Ramalho në minutën e 82.

Atletico në vendin e tretë ka 25 pikë, kurse Girona në të gjashtin ka 21 pikë.