Sport

Ylli i ri i Bayernit kërkon durim nga Kosova

Descriptive Text

Paraqitjet në dy ndeshje zyrtare për ekipin e parë të gjigantit gjerman, Bayern Muenchen, nuk e bëjnë yll Meritan Shabanin, thotë babai i tij, Izijadini. Por ai uron dhe ka shpresë që djali tij një ditë të bëhet yll.

Por për ta arritur kulmin në karrierë shton se i duhet goxha punë. "Talentin e ka, por i duhet punë", u shpreh Izijadini të martën, pak orë para se të nisej drejt stadiumit "Allianz Arena" ku Bayern Muencheni luajti ndeshjen e radhës kundër Benficës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Pjesë e ekipit të Bayernit që fitoi 5:1 ishte edhe djali tij, Meritani, që luan për ekipin U-20 të Gjermanisë.

Ndërkohë, Kosova e Shqipëria kanë shprehur interesim ta kenë në ekipin e parë, por ai është i pavendosur.

Mesfushori i talentuar ndeshjen debutuese për ekipin e parë të Bayern Muenchenit e luajti shtatë muaj më parë. 19-vjeçari debutoi në fitoren e Bayernit të udhëhequr atëbotë nga trajneri Jupp Heynckes kundër Eintracht Franfkurtit (4:1). Shabani ishte startues. Debutimi i tij u vlerësua i suksesshëm. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)