Boksieri britanik Tyson Fury është krahasuar me legjendën e WWE-së, Undertaker, pasi arriti të ngrihej sërish në këmbë pas goditjeve të shumta të marra nga Deontay Wilder në raundin e 12-të të meçit për titull bote në kategorinë e rëndë WBC.
Britaniku arriti që edhe pse u rrëzua dy herë të ngrihej dhe në fund të dilte i pamposhtur. Meçi u mbyll baras.
Pas vendimit të gjyqtarëve për barazim, boksierët garantuan rimeç, ndërsa në rrjete sociale ka bërë bujë zgjimi i Furyt pas rrëzimit të dytë që pësoi në fund të meçit.
Ai po krahasohet me ngritjen e famshme që Undertaker e bën teksa kundërshtari feston për rrëzim.
Wilder drops Fury in the 12th and somehow Fury beats the 10th Count Truly Incredible ? #WilderFury ???? pic.twitter.com/pOGi8tpZvB
— BOXING CORNER 2️⃣4️⃣/7️⃣ (@boxingcorner247) December 2, 2018
-
2 dhjetor 2018 08:28
-
Shpërndaje në: