Sport

Arbër Zeneli i dedikon golin gjyshit që i vdiq para ndeshjes me Azerbajxhanin

Foto: Koha

Arbër Zeneli sot ka shënuar gol në fitoren prej 3 me 1 të Heerenveenit ndaj Sittardit, me ç’rast kishte përgatitur një dedikim për gjyshin e tij.

“Babagjysh këtë gol ta dedikoj ty”, ka shkruar Zeneli, derisa në mbishkrim kishte të vizatuar edhe një zemër, transmeton Koha.net.

E pas takimit Zeneli ka treguar se kishte pasur një lidhje të veçantë me gjyshin e tij.

“Kam pasur një lidhje të veçantë me gjyshin tim”, është shprehur ai.

Image

Kujtojmë se gjyshi i Arbër Zenelit kishte vdekur para sfidës që Kosova e zhvilloi ndaj Azerbajxhanit dhe heroi i atij takimi ishte pikërisht Zeneli që shënoi tre gola.

Familja nuk i kishte treguar futbollistit lajmin për vdekjen e gjyshit në mënyrë që të mos e pengonte që ai të mbronte ngjyrat e Kosovës.