Sport

Southamptoni e Unitedi ndajnë pikët

Manchester Unitedi ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Southamptoni, duke barazuar 2 me 2.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin duke krijuar epërsi të dyfishtë brenda 20 minutave, transmeton Koha.net.

Armstrong shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 13. Kurse një supergol nga gjuajtja e lirë shënoi Soares në minutën e 20.

Megjithatë, Unitedi u kundërpërgjigj për mrekulli duke arritur të barazojë shifrat në pjesën e parë.

Lukaku e Herrera shënuan golat për të barazuar rezultatin, pas asistimeve nga Rashfordi.

Pas këtij barazimi Unitedi në vendin e shtatë ka 22 pikë, kurse Southamptoni në vendin e 18 ka 9 pikë.