Sport

Bayerni mposht Werderin

Pas tre ndeshjeve pa fitore në Bundesligë kampioni Bayern Munich ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Werderi.

1 me 2 ishte rezultati përfundimat i takimi të sotëm, transmeton Koha.net.

Të dy golat për bavarezët i shënoi Serge Gnabry, njërin prej tyre nga asistimi i Mullerit.

Osako shënoi golin e vetëm për vendasit. Në stol për Werderin ishte Milot Rashica që nuk u inkuadrua fare në këtë përballje.

Në vendin e tretë Bayerni ka 24 pikë, kurse Werderi mban vendin e tetë me 18 pikë.