Sport

Silva: S’kemi frikë nga Anfieldi

Evertoni nuk di për fitore në Anfield Road tash e 19 vjet në kuadër të Premier Ligës, dhe synon ta ndryshojë këtë në derbin e së dielës.

Trajneri i Evertonit, Marco Silva thotë se ekipi i tij nuk ka frikë nga Liverpooli dhe as nga fakti se do të përballet me rivalin lokal në Anfield Road, transmeton Koha.net.

“Lojtarët e mi e dinë se fjala ‘frikë’ apo diçka e tillë nuk hyn brenda zhveshtores tonë. Kurrë. Ambiciet janë gjithmonë aty. Duhet të jemi të fortë në secilin moment për të konkurruar me ta. Fitorja është diçka që e kemi në mendje gjithashtu, dhe asgjë më shumë”, ka thënë Silva.