Sport

Barça shpreh interesim për Christensenin

Mbrojtësi i padëshiruar te Chelsea, Andreas Christensen është duke u monitoruar nga kampionia e Spanjës, Barcelona.

Christenseni ka pranuar se nuk është i kënaqur me situatën e tij te Chelsea, duke shtuar raportimet për largimin e mundshëm.

Gazeta britanike “The Sun” raporton se Barça ka shfaqur interesim për 22 vjeçarin që e shohin si përforcim të mbrojtjes për pjesën e dytë të sezonit.

Samuel Umtiti ka zhvilluar vetëm një paraqitje që prej muajit shtator dhe pritet të mungojë përsëri shkaku i një lëndimi që pësoi në derbin kundër Atletico Madridit.

Lëndimi i francezit ka dobësuar Barçën që tani ka vetëm Clement Lengletin dhe Thomas Vermaelenin si partnerë të Gerard Piques.